web analytics

Ted Talk Redefining Infidelity

Translator: Albana TelhaiReviewer: Fex Thaqi Pse tradhëtojmë? Dhe pse njerëzit e lumtur tradhëtojnë? Dhe kur themi “pabesi�,çfarë nënkuptojmë saktësisht? Nënkupton një bashkim, histori dashurie,seks me pagesë, një dhomë chati, një masazh me fund të lumtur? Pse mendojmë se burrat mashtrojnë ngamërzija dhe frika e intimitetit, por gratë mashtrojnë nga vetmiadhe etja për intimitet?

Dhe a përbën një aferë gjithmonëfundin e një marrëdhënie? Përgjatë 10 viteve të fundit,kam udhëtuar nëpër botë dhe kam punuar gjerësishtme qindra çifte të cilët kanë qënëshpartalluar nga tradhëtia. Është një akt i thjeshtë shkelje i cili mund t’i vjedhënjë çifti marrëdhënien e tyre, lumturinë dhe thelbine identitetit të tyre: një aferë. E megjithatë, ky akt ekstremishti zakonshëm është kaq pak i kuptuar.

Pra, ky diskutim është për cilindoqë ka dashuruar ndonjeherë. Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuarqë kur u shpik martesa, po kështu dhe tabuja, kundër saj. Në fakt, tradhëtia ka një këmbëngulje qëmartesa mund vetëm ta ketë zili, aq e vërtetë është kjo saqë,kjo është urdhëresa e vetme që përsëritet dy herë në Bibël një herë për kryerjen dhe herën tjetërvetëm për të menduarit. (Të qeshura)

Pra, si mund ta pajtojmë atë qëndalohet universalisht, dhe po universalisht praktikohet? Përgjatë historisë, burrat praktikishtkishin licensë për të tradhetuar me pasoja minimale, dhe të mbështetur nga një mori teorishbiologjike dhe evolucionare që justifikonin nevojën e tyrepër të bredhur, kështu që standardi i dyfishtë është aqi vjetër sa dhe vetë adulteria. Por kush e di se çfarë ndodh në të vërtetëatje nën ҫarҫafë, apo jo?

Sepse kur vjen fjala te seksi, presioni për burratështë që të mburren dhe ta egzagjerojnë, por presioni për gratë është ta fshehin,minimizojnë dhe mohojnë, ҫka nuk është e habitshme kur kujton seka ende nëntë shtete ku gratë mund të vritenpër shmangje nga e duhura. Tani, monogamia nënkuptontenjë person për gjithë jetën. Sot, monogamia nënkuptonnjë person në një kohë. (Të qeshura)

(Duartrokitje) Them se, shumë prej jush mund keni thënë quot;Unë jam monogam në të gjithamarrëdhëniet e mia.quot; (Të qeshura) Dikur, në fillim martoheshim, dhe bënim seks për herë të parë. Por tani ne martohemi, dhe ndalojmë së kryeri seks me të tjerët.

Why we think its OK to cheat and steal sometimes Dan Ariely

Translator: Jeta RudiReviewer: Helena Bedalli Sot dëshiroj t’ju flas pak në lidhje me joracionalizëm të parashikuar. Dhe interesimi im në lidhje me sjellje joracionale filloi para shumë vitesh në spital. Isha djegur keqas. Dhe nëse kalon shumë kohë në spital, do të shohësh shumë lloje të sjelljes joracionale.

dhe një që më bezdiste në mënyrë të veçantë në sektorin e djegieve ishte procesi me të cilin m’i hiqnin fashot infermieret. Tani, me siguri secili nga ju në një pikë të caktuar keni hequr fasho, dhe me siguri keni menduar se cila është qasja më e mirë. Ta heqësh shpejt me forcë kohë të shkurtër por intensitet të lartë apo ta heqësh fashon ngadalë zgjat një kohë të gjatë, por nuk ka aq shumë dhimbje cila nga këto është qasja më e mirë?

Infermieret në departamentin tim mendonin që qasja më e mirë ishte ajo e heqjes së shpejtë, kështu që ato e kapnin dhe e hiqnin shpejt, dhe e kapnin tjetrin dhe e hiqnin shpejt. Dhe ngaqë unë kisha 70% të trupit të djegur, procedura merrte rreth një orë. Dhe sikurse mund të imagjinoni, unë urreja momentin e heqjes së fashove me intensitet shumë të lartë. Dhe mundohesha tju argumentoja atyre dhe iu thosha, quot;Pse s’provojmë diçka tjetër?

Pse s’e zgjasim kohën mbase dy orë në vend të një dhe me intensitet me të ulët?quot; Infermieret me thane dy gjera, Më thanë që kishin modelin e drejtë të pacientit që e dinin se c’duhet të bënin të minimizonin dhimbjet dhe po ashtu më thanë që fjala pacient s’do të thotë që mund të japësh sugjerime apo të ndërhysh apo. Kjo nuk është vetëm në hebraisht, meqë ra fjala.

Është në cdo gjuhë që kam përjetuar deri më tani. Dhe e dini, nuk ka shumë nuk kisha c’të bëja, dhe ato vazhduan të bënin atë që po bënin. Dhe pas rreth tri vjetesh, kur u largova nga spitali, fillova studimet në universitet. Dhe një nga mësimet më interesante që mësova është që ka një metodë eksperimentale që nëse ke një pyetje, mund të krijosh një kopje të saj

në mënyre abstrakte, dhe mund të provosh ta shqyrtosh këtë pyetje, e mbase mëson dicka të re në lidhje me botën. Kështu që kjo ishte ajo që bëra. Isha ende i interesuar në këtë pyetjen se si të hiqen fashot nga pacientët me djegie. Meqë fillimisht nuk kisha shumë para, shkova te një dyqan i veglave dhe bleva një morsetë marangozi. I sillja njerëzit në laborator dhe ia fusja gishtat në morsetë,

Leave a Reply